PSG mund ta humbet edhe titullin në Francë

Paris Saint-Germain janë duke kaluar në një periudhë të vështirë. Skuadra ka pësuar edhe një tjetër humbje në Parkun e Princave ndaj Lorient me rezultat 3-1

Kjo ishte humbja e gjashtë në këtë sezon në Ligue 1 dhe e treta në katër ndeshjet e fundit në shtëpi. Eliminimi nga Liga e Kampionëve nga Bayern Munich pastaj eliminimi në Kupën e Francës nga Marseille, PSG tani po vuan që ta fitojë edhe garën më të madhe vendore.

Pavarësisht se kanë dominuar në ligën franceze, PSG duhet të jenë të sigurt në këtë fazë finale të sezonit.

Ata kanë pesë pikë më shumë në krye të Ligue 1 me pesë ndeshje deri në fund, derisa humbja e tyre nga Lorient bëri që Marseille ta zvogëlojë diferencën me pikë me PSG. Vendi i tretë janë nëntë pikë pas, por ata kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndeshjet e radhës të PSG-së

Xhiro 34: Troyes-PSG

Xhiro 35: PSG-Ajaccio

Xhiro 36: Auxerre-PSG

Xhiro 37: Strasbourg-PSG

Xhiro 38: PSG-Clermont

Ndeshjet e radhës të Marseille

Xhiro 34: Lens- Marseille

Xhiro 35: Marseille-Angers

Xhiro 36: Lille- Marseille

Xhiro 37: Marseille-Brest

Xhiro 38: Ajaccio- Marseille

Dy pretendetët ambicioz për titull

Pas humbjes nga Lorient, trajneri i PSG-së – Christophe Galtier – ka kërkuar nga lojtarët e tij në mënyrë që ta fitojnë titullin e radhës në Ligue 1.

“Kjo është një tjetër humbje që nuk vije në momentin e duhur. Kur bëni një fillim të tillë, nuk mund të prisni ndonjë gjë tjetër. Ne nuk ishim askund për 20 minuta”, ka thënë ai.

“Marseille dhe Lens janë në super formë në pjesën e dytë të sezonit. Ne kemi nevojë që të besojmë përsëri, mbi të gjitha individualisht”.

“Ne kemi shumë lojtarë të cilët po luajnë nën nivelin e tyre. Ne duhet të bëjmë më shumë kur kemi ambicie që të jemi kampion dhe të bëhemi kampion më shpejt”.

“Ne duhet të bisedojmë për këtë, të pyesim vetveten se çfarë duam ne në këto pesë ndeshje, të jemi kampion apo jo. Duhet të bëjmë edhe pak për këtë. Ne kemi qenë të parët që nga dita e parë, por, ne duhet të bëjmë pak më shumë që ta fitojmë titullin”, shkruan Express.

Nuk do të jetë e lehtë për PSG, pasi që ylli i Marseille – Alexis Sanchez – beson që skuadra e tij mund ta fitojë trofeun.

“Ne kemi vetëm pesë pikë më pak së PSG, është një motivim dhe në nivel personal do të dëshiroja që t’i afrohemi edhe më shumë liderëve”, theksoi ai.

“Ju duhet që të besoni në titull, unë besoj në të. Duhet që të keni shpresë dhe të qëndroni të bashkuar si një skuadër”.

Campos bën thirrje për reagim dhe bashkim

Në anën tjetër, drejtori sportiv i PSG, Luis Campos ka bërë thirrje për bashkim në ndeshjet e fundit të sezonit 2022/23.

“Ne kemi nevojë për tifozët, lojtarët, trajnerin dhe tërë stafin që ta përfundojmë sezonin mirë”, tha ai për Canal+.

“Ne kemi bërë një punë të vështirë në një vit të vështirë. Ne duhet të bashkohemi për ta fituar titullin. Kërkoj një reagim nga të gjithë. Është koha që klubi duhet të jetë i bashkuar”.

“Është e vështirë që të humbim kështu, ne duhet të reagojmë shpejt. Ne nuk duhet ta humbim fokusin dhe duhet të vazhdojmë me fitore që ta fitojmë titullin”.

Orari i PSG-së mund të jetë i lehtë, por futbollistët kanë nevojë që të gjejnë motivim dhe të luajnë e të fitojnë në pesë ndeshjet e tyre të fundit.