Paris Saint-Germain ka mposhtur 3-0 Nantes në gjysmëfinalen e Coupe de France dhe ka kaluar në finalen e madhe.
Trajneri Thomas Tuchel nuk ka rrezikuar, duke fituar në fushë një formacion kompetitiv me Mbappe në fushë.
Ishte Marco Verratti ai që shënoi golin e avantazhit për kryeqytetasit. Italiani ka shënuar me një goditje të bukur nga distanca.
Në fund të takimit, Kylian Mbappe ka siguruar fitoren me një gol të shënuar nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa Dani Alves ka lënë gjurmën e tij me rrjetën në kohën shtesë.
Në finale, kampionët në fuqi do të ndeshen me Rennes, që ka mposhtur Lyon një ditë më parë.







