PSG monitoron De Gean

Numri 1 i Manchester United, David De Gea mund të largohet nga “Djajtë e Kuq”.

Sipas Daily Mail, parisienët po i shikojnë me vëmendje opsionet në kontratën e spanjollit.

Ylli 27 vjeçar nuk nxitohet të rinovojë kontratën me klubin nga “Old Trafford”, për shkak të pa sigurive që ka Mourinho në stolin e 20 herë kampionëve të Anglisë.

De Gea është njëri prej 11 lojtarëve tjerë, të cilëve iu skadon kontrata në fund të sezonit, por United ka mundësinë e rinovimit për edhe një vit me ish gardianin e Atletico Madridit.