PSG me vlerë më të madhe se Barcelona, Mbappe shumë larg të tjerve

Barcelona dhe PSG do të përballen sonte në fazën e parë të nokautit në Ligën e Kampionëve.

Klubi spanjoll aktualisht është në formë të mirë dhe do të synojë fitoren në ndeshjen e parë që luhet sonte në “Camp Nou”.

Bazuar në sajtin e njohur Transfermarkt, klubi francez ka vlerë më të madhe katalunasit.

Vlera e ekipit nga “Parku i Princave” shkon në 869.2 milionë euro, kurse Barcelona 805 milionë euro.

Lojtari më i vlefshëm te PSG është Kylian Mbappe me 180 milionë euro, ndërsa te Barcelona Messi me 80 milionë euro.