PSG ishte gati ta kompletonte rikthimin e çmendur nga 3-0 në 3-4, por… VIDEO

Paris Saint-Germain nuk ka arritur më shumë se një barazim 4-4 në ndeshjen e tyre në udhëtim te Amiens në kuadër të javës së 25-të në Ligue 1.

Kampionët francez ishin afër të merrnin një fitore të madhe me rikthim të çmendur në ndeshjen ndaj Amiens, e cila prodhoi tetë gola.

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi në tërësi vendasve, të cilët befasuan PSG-në duke i shënuar tri gola, kundrejt një të parisienëve.

Amiens kaloi në epërsi 1-0 qysh në minutën e pestë me anë të Sehrou Guirassy, ndërsa Gael Kakuta (29’) qoi epërsinë në 2-0.

Vendasit arritën të shënojnë edhe golin e tretë me anë të Fousseni Diabate (40’), ndërsa Anderr Herrera (45’) shënoi golin e vetëm për mysafirët.

Në pjesën e dytë, parisienët treguan krejtësisht tjetër fytyrë duke shënuar tri gola dhe duke kompletuar rikthimin e çmendur, por u goditën në minutat shtesë.

Talenti 17-vjeçar Nianzou Kouassi arriti të shënoj në minutën e 60-të për 3-2, ndërsa po i njëjtë lojtar shënoi golin e barazimit 3-3 në minutën e 65-të.

Ylli argjentinas, Mauro Icardi (74’) kompletoi rikthimin duke shënuar për golin e fitores 3-4, por në minutat shtesë ishte Guirassy, i cili shënoi për rezultatin përfundimtar 4-4.

Me këtij barazimi, PSG e sheh veten në pozitën e parë me 62 pikë, ndërsa Amiens në vendin e 19-të me 21 pikë.

Në ndeshjen e radhës, ‘sheikët’ luajnë në shtëpi ndaj Bordeaux, teksa Amiens udhëton te Strasbourg. 

https://www.youtube.com/watch?v=15ZJ5nrPUsg&feature=emb_title
https://www.youtube.com/watch?v=pfOvT4UfU1s&feature=emb_title
https://www.youtube.com/watch?v=s8l_zKFK_vc&feature=emb_title
https://www.youtube.com/watch?v=ieYkksOo_p0&feature=emb_title