Nico Williams me shumë gjasë do të largohet nga Athletic Bilbao.

Ky vit ka qenë shumë i suksesshëm për Williams, pasi që ka fituar Evropianin me Spanjën, duke qenë një nga yjet e këtij kompeticioni.

PSG, ka dal si favoriti kryesor për të marrë shërbimet e spanjollit, dhe siç raporton “El Desmarque”, klubi parizien është i gatshëm të paguajë edhe klauzolën e largimit për Williams.

Për të ka interesim edhe Barcelona dhe Manchester United.

Williams, në këtë sezon ka bërë 23 paraqitje dhe ka shënuar 2 gola dhe 5 asistime në të gjitha garat.