Pë prag të ndeshjes kundër Romës, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis është takuar me menaxherin dhe babanë e futbollistit Khvicha Kvaratskhelia, për të folur për rinovimin e kontratës që skadon në vitin 2027.

Ideja e Napolit është ta vendosë në krye të renditjes së futbollistëve më të paguar. Negociatat pritet të vazhdojnë edhe në javët në vijim.

Në bisedimet e ditëve të fundit, De Laurentiis dhe përfaqësuesit e Kvaratskhelia kanë diskutuar gjithashtu mundësinë e futjes së një klauzole largimi në kontratën e re në stilin e Osimhenit.

Sulmuesi nigerian mund të largohet këtë verë për një shumë që varion nga 120 deri në 130 milionë euro, derisa është PSG që po e sheh si pasues të Mbappes i cili pritet të largohet në drejtim të Real Madridit. /Ballkani.info