PSG e pret në stërvitje, Neymar filmohet duke u argëtuar në Brazil (VIDEO)

Ylli i Paris Saint-Germain vazhdon të refuzojë rikthimin në Francë për fazën përgatitore dhe është filmuar duke luajtur volejboll me këmbë në plazhet e Brazilit.

27-vjeçari është paralajmëruar nga PSG ditën e hënë pasi nuk u shfaq për stërvitjen e parë të sezonit të ri, por mesa duket situata jo e mirë nuk e shqetëson aspak Neymarin.

Krejt e kundërta, braziliani është parë për të parën herë pas deklaratës së PSG. I qeshur, ai shihet duke shijuar një ndeshje volejbolli me këmbë përkrah bashkëkombësve të tij.

loading…