PSG dhe Man City fitojnë me përmbysje, “mbretërit” mposhtin Leipzigun, zhgënjejnë Juventusi e Chelsea

Kanë përfunduar takimet kryesore të mbrëmjes së sotme në rrethin e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Paris Saint-Germaini dhe Manchester City kanë shënuar fitore me përmbysje. PSG-ja mposhti 1:3 Maccabi Haifan në Izrael me golat e Messit (37’), Mbappes (69’)e Neymarit (88’).

“Qytetarët” triumfuan 2:1 kundër Borussia Dortmundit, ndonëse gjermanët të parët shënuan me Bellingham (56’), golin e të cilit e hodhën “në ujë” Stones (80’) e Haaland (84’) në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes.

Real Madridi ka shënuar fitore më të vështirë seç është pritur ndaj Leipzigut në “Santiago Bernabeu”.

14 herë kampionët e Evropës fituan 2:0, me dy golat e arritur në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes. Valverde në minutën e 80-të dhe Asensio në të 90-tën vulosën fitoren e “mbretërve”.

Chelsea e Juventusi, dy gjigantët e futbollit evropian dëshpëruan në shtëpi. “Blutë” e Londrës barazuan 1:1 me Salzburgun në “Stamford Bridge”. Për londinezët shënoi Sterling (48’), kurse për austriakët golin e shënoi Okafor (75’)

Juventusi në anën tjetër u mposht 1:2 me përmbysje nga Benfica në mes të Italisë.

Goli i Millik në minutën e katërt nuk i kreu punë “Zonjës së Vjetër” që u mposht në fund nga golat e Joao Marios (43’) dhe Neres (55’).