Paris Saint Germain mbetet pa një alternativë për Neymarin.
Braziliani është dëmtuar dhe do të mungojë të paktën 10 javë dhe Tuchel kërkonte me çdo kusht një zëvendësues në merkaton e dimrit dhe një gjë e tillë nuk ndodhi.
Parisienët e provuan me Willian nga Chelsea, por për shkak të “Fair Play-it Financiar” nuk mund të shpenzonin dhe ideja e fundit ishte Luciano Acosta.
Mesfushori me tipare sulmuesi pritej të vinte në huazim me të drejtë blerjeje nga DC. United, por edhe këta të fundit nuk ishin të kënaqur me ofertën nga Parisi ndaj dhe mbyllën çdo mundësi largimi.







