Klubi francez

PSG apelon në CAS vendimin e UEFA-s për të rihapur hetimet lidhur me FFP

UEFA rihapi hetimin ndaj Paris Saint German pasi që e kishte përfunduar njëherë në lidhje me Fair Play Financiar (FFP), teksa klubi parisien e ka apeluar vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).

PSG transferoi në korrik të vitit 2017 Neymarin nga Barcelona për shifrën rekord 222 milionë euro, ndërsa në të njejtën verë e mori në huazim me të drejtë blerje Kylian Mbappen nga Monaco, marrëveshje e cila përfshinte pagesën prej 180 milionë eurove për klubin nga Principata.

PSG mblodhi fonde prej 50 milionë eurve nga shitja e futbollistëve me kërkesë të UEFA-s që t’i shpëtonte sanskioneve për vitet 2015, 2016 dhe 2017.

CAS përmes një komunikate njoftoi se Paris Saint Germain ka apeluar vendimin e UEFA-s.

“Gjykata e Arbitrazhit Sportiv e ka regjistruar një apelim të iniciuar nga klubi francez Paris Saint Germain kundër vendimit të UEFA-s në muajin shtator 2018. Në këto kushte CAS nuk është në gjendje të japë informacione shtesë”, shkruhet në komunikatën e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv.