Pas kacafytjes

Pse Mourinho ua tregoi 3 gishta tifozëve të Chelseat?

Minutat e fundit të ndeshjes Chelsea – Manchester United sollën një dramë të vërtetë.

Pas barazimit të rezultatit në minutën e 96’ nga Barkley, një anëtar i stafit teknik të Chelsea shkoi për të festuar në sytë e Mourinhos.

Portguezi nuk ishte i kënaqur për këtë gjë dhe u ngrit për të shkaktuar një tollovi.

Pas vërshëllimës së fundit, tifozët e Chelsea, në kor, kanë fyer trajnerin e United.

Ky i fundit kishte një përgjigje briliante për ta. Ai reagoi duke ngritur lart tre gishta.

Me këtë, ai ka simbolizuar tre titujt që u ka sjellur në “Stamford Bridge”.