Pse kishte refuzuar Dinamon e Zagrebit dhe kishte pranuar Partizanin: Lexoni 6 fakte për Vokrrin

Legjenda e futbollit shqiptar, Fadil Vokrri mbetet futbollisti më i njohur dhe i adhuruar në Kosovë, dhe i vetmi kosovar që e kanë dashur serbët, duke qenë në Ligën e Parë të Jugosllavisë dhe te Partizani i Beogradi.

Fadil Vokrri ishte nga Podujeva. Me futboll nisi të merret si 15-vjeçar, kurse në moshën 17-vjeçare debutoi me KF Llapin në Podujevë.

Fadil Vokrri ka qenë  ai që kosovarëve u ka realizuar ëndrrën për të hyrë në shtëpinë e madhe të futbollit botëror, në UEFA dhe FIFA.

Për t’ju nohur më mirë me jetën e tij Gazeta Metro ka zgjedhur disa fakte për të që ndoshta s’i keni ditur:

1. Ekipi i madh italian Juventus e ka ftuar Fadil Vokrrin në vitin 1987 për të nënshkruar një kontrat disa vjeçare, por  në atë kohë Fadil Vokrri u thirr për të kryer shërbimin e detyruar ushtarak. Sipas ligjit jugosllav, sportistët jugosllavë nuk mund të luanin jashtë Jugosllavisë në qoftë se ata nuk kishin kryer shërbimin e detyruar ushtarak përpara moshës 27 vjeç.

2. Serbët i kanë ofruar poste politike atij në Beograd, por Vokrri nuk ka pranuar asnjëherë të përzihet në politikë.

3. Vokrri përveç shqipes fliste edhe frëngisht, turqish, serbisht, dhe kroatisht.

4. Ai ka refuzar njëherë Dinamon e Zagrebit për të luajtur, duke zgjedhur Partizanin, dhe kishte një arsye për këtë:

“Pikërisht “Partizani”, ka qënë ekipi i parë që ka shprehur interesim për mua. Arsyeja për të kaluar në rradhët e “Partizanit”, së pari ka vendosur afërsia kilometrazhe Prishtinë-Beograd, pastaj siç dihet atëbotë të ish-Jugosllavisë, “Partizani”, ka pasur shumë simpatizues në Kosovë, sepse ky ekip gjithnjë kishte ndonjë shqiptar të aktivizuar në klub.

5. Fadil Vokrri ka luajtur 12 ndeshje me ekipin përfaqësues të Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë dhe ka shënuar 5 gola.

6. Vokri ka vdekur teksa ishte në një qendër fitnesi ku pësoi një infarkt në zemër, ku pavarësisht ndihmës së shpejtë dhe transportit në spital, nuk ia doli të mbijetojë. Ai la pas bashkëshorten Editën dhe tre fëmijët, djemtë Gramozin e Albertin dhe vajzën Albanën.