Francezi

Pse Griezmann është favorit për ta fituar ”Topin e Artë”

Fituesi i ”Topit të Artë”, ose çmimit më prestigjioz individual, do të jepet më 3 dhjetor me 30 kandidatët e zbuluar tani nga France Football.

Në listë janë emrat e mëdhenj si Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi si dhe Luka Modric, pa i kaluar edhe lojtarët si Mbappe, Courtois, Hazard dhe Kante.

Një që gjithashtu është i nominuar është Antoine Griezmann, i cili kishte një vit fantastik, ku fitoi tre tituj për klubin dhe për Kombëtaren e tij.

Video thumbnail

Fakti që ai e ka nacionalitetin e njejtë me të revistës është një tjetër avantazh se lojtari mund ta fitojë çmimin, transmeton IndeksOnline.

Griezmann e drejtoi Francën drejt fitores në Kampionatin Botëror dhe kjo ishte hera e dytë që ”Gjelat” e fituan këtë kompeticion. Kur e fituan herën e parë, një francez e fitoi ”Topin e Artë” – Zinedine Zidane.

”Një francez duhet ta fitojë Topin e Artë”, tha Griezmann në një intervistë për France Football./IndeksOnline/