Pse e zëvendësoi Klopp, Manen mbrëmë kundër Atletico-s

Skuadra e Liverpoolit u mposhtë mbrëmë nga Atletico Madrid në ndeshjen e tyre të parë në 1/8 e finale së Ligës së Kampionëve.

Atletico kaloi në epërsi qysh në minutën e 4’të të takimit, me golin e Saul, gol ky që ia dhuroi fitoren skuadrës spanjolle.

Lëndim, formë e dobët, zgjedhje taktike, Klopp tregoi arsyen se pse e largoi Manen në pjesën e dytë.

“Sadio Mane ishte në shënjestër”, tha trajneri i tij në një konferencë për shtyp.

“Ata doni që Sadio të merrte edhe kartoni e dytë të verdhë, kështu nuk rrezikova më”, tha Klopp.