Pse Astrit Panxha, personi që rritne gatitu pas Kurtit, i ‘hongër’ fjalët e tij për taksën?

Një nga ‘fytyrat’ e gjashtë burrave enigmatik, që u shfaqën të enjten mbrëma në prapavijë të Kryeminisyrit Albin Kurti, derisa e bënte publik lajmin për heqjen e taksës ndaj Serbisë, ishte edhe Astrit Panxha, Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës.

Por dalja e tij mbrëmë, e shfaq Panxhën ndryshe dhe në kundërthënie me atë që kishte deklaruar më herët.

Panxha tha mbrëmë se që në fillim kanë qenë kundēr tarifës në lëndën e parë, sepse vendosja e saj e dëmton Kosovën.

Mirëpo, ai më 1 dhjetor të vitit 2018 fliste krejtësisht ndryshe, shkruan Ballkani.info.

“Klubi Prodhuesve të Kosovës e ka përkrah masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës ndaj Bosnjës dhe Serbisë dhe ne besojmë që ka pas edhe arsye ekonomike përveç atyre politike të ndërmerren këto masa sepse prodhuesit e Kosovës nuk janë trajtuar njëjtë si trajtohen prodhuesit e Bosnjës apo Serbisë në Kosovë”, thoshte Panxha më 1 dhjetor 2018.

“Ne kemi tentuar të eksportojmë në ato dy vende, kemi pas shumë vështirësi, tash ne besojmë që në tregun e Kosovës janë krijuar kushte të reja ku vakum i krijuar nga mungesa  e produkteve serbe mund të mbulohet nga prodhimet vendore”.

“Nuk mund ta mbulojmë më grurë, por me produkte tjera mund ta bëjmë. Besojmë që do të shtohen ndërrimi i dytë edhe i tretë nëpër fabrika tona. Por gjithmonë duhet të shikojmë edhe për alternativa tjera”, thoshte ai për EO.

Ai thoshte se efekti i kësaj takse mund të ndihet në festat e fundvitit pasiqë ende në treg ka rezerva të produkteve nga këto dy vende.

“Efekti nuk mundë të vërehet sepse ka pasur shumë rezerva të produkteve nga Serbia të cilat ende janë duke u konsumuar, besoj qe nëse masa vazhdon sidomos gjatë festave ku konsumi i produkteve është shumë i lartë atëherë do të kemi edhe efektet  e para”, pati thënë Panxha aso kohe.

Ndërsa më 15 maj të vitit 2019 në një intervistë për REL-in, Panxha thoshte:

“Informatat që kemi nga sektori i prodhimit tregojnë se ka rritje në sektorin e ndërtimit, ushqimit dhe sektorë të tjerë. Ka shumë kompani që kanë filluar të punojnë me tri ndërrime. Shumë kompani kanë raportuar në Klubin e Prodhueseve të Kosovës se kanë rritur numrin e të punësuarve”.

“Edhe importet e investimeve kapitale, makineri dhe pajisje tjera për prodhim janë rritur për 17 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Që nënkupton se përveç rritjes së prodhimit shumë prodhues kanë porositur kapacitete shtesë për të përballur rritjen e kërkesës që është duke ndodhur në treg”, thoshte Panxha.

Kundër heqjës së taksës janë një numër i madh biznesesh në Kosovë, të cilat kanë përfituar shumë nga kjo masë si në rritjen e prodhimit, profitit dhe shtimit të numrit të të punësuarve. /Ballkani.info/