PSD

PSD viziton Haradinajn pas lirimit nga Haga: Lufta e drejtë e UÇK-së nuk mund të gjykohet me formate të tilla gjyqësore.

Kreu i Partisë Socialdemokate, Daradn Molliqaj ka njoftuar se bashkë me aktivistë të kësaj partie kanë shkuar për vizitë në Gllogjan, pas lirimit të Nasim Haradinajt nga Haga.

Përmes një postimi në Facebook, Molliqaj tha se Haradinaj ishte i fortë dhe i palëkundur përkundër padrejtësisë që i është bërë këto tri vite.

Postimi i plotë:

Bashkë me aktivistë të PSD-së vizituam Nasim Haradinajn në shtëpinë e tij në Gllogjan. Krahas gëzimit për lirimin e tij, pas një mbajtje të padrejtë nga Dhomat e Specializuara, mbretëronte edhe hidhërimi tek të gjjthë për dënimin e padrejtë të Calit.

Nasimi ishte i fortë dhe i palëkundur përkundër padrejtësisë që i është bërë këto tri vite.

Për PSD-në të gjitha llojet e persekutimeve që po u bëhen krerëve të UÇK-së në Hagë, përveç të papranueshme, janë edhe argument shtesë që kjo Gjykatë është e padrejtë, një etnike dhe raciste.

Lufta e drejtë e UÇK-së nuk mund të gjykohet me formate të tilla gjyqësore.