Gonzalo Higuain njoftoi një ditë më parë se ka vendosur të tërhiqet nga përfaqësuesja.
Ai luajti me “Albicelesten” në 75 ndeshje, duke shënuar 31 gola.
Por a duhet të mërziten tifozët e Argjentinës për këtë “humbje”?
Sipas prestigjiozes spanjolle “AS”, jo. Kjo e përditshme ka postuar një video, ku Higuain krahasohet me një legjendë si Gabriel Batistuta, që ka luajtur thuajse të njëjtin numër ndeshjesh me kombëtaren, 77 (vetëm 2 më shumë), por ka shënuar plot 54 gola.
Janë marrë si shembuj tre momente thuajse identike, ku “El Pipita” dështon ta dërgojë topin në rrjetë, ndërsa Batigol gjithmonë shënon.
https://as.com/futbol/2019/03/28/videos/1553798128_308899.html?autoplay=1







