Protestat e dhunshme në Francë, bizneset përballen me pasojat e para, 1 miliard euro dëme

Vetëm disa javë pasi protestat dhe grevat për reformat e pensioneve në Francë u shuan më në fund, bizneset në vend po përballen me pasojat e një jave të trazirave.

Protestat e dhunshme, të cilat u shkaktuan nga vrasja fatale e një të riu nga një oficer policie të martën e kaluar, kanë shkaktuar tashmë më shumë se 1 miliard euro dëme, sipas një shoqate biznesi franceze, MEDEF.

Protestuesit kanë plaçkitur 200 dyqane dhe kanë shkatërruar 300 degë bankash dhe 250 dyqane më të vogla, tha një zëdhënës i MEDEF për CNN.

Vala e trazirave shpërtheu pasi 17-vjeçari Nahel Merzouk u qëllua për vdekje nga një polic.