Protesta në Tiranë: Qetësohet situata pas dy orësh, policia kontrolle në rrugë

Pas rreth dy orësh situata në Tiranë është qetësuar.

Protestuesit janë shpërndarë ndërsa policia vazhdon të kontrollojë në shumë rrugë të kryeqytetit. Ndërkohë edhe qarkullimi i automjeteve po i rikthehet normalitetit.

Të shumtë kanë qenë në terren edhe policët civilë.

Protestuesit nisën të shpërndahen pas hedhjes së gazit lotsjellës dhe të fshihen nëpër rrugët e lagjeve, megjithatë policia vazhdon të kontrollojë.