Dortmundi u ndal në një barazim pa gola në udhëtimin ndaj Nurnbergut, por një episod i veçantë ndodhi në minutën e 45-të të takimit.
Anësori i verdhezinjve, Sancho, gjendej tek flamuri i goditjes së këndit, pranë tifozerisë ultrase vendase, për të kryer këndoren.
Por, tek ai dhe pranë gjyqtarit anësor, filloi një “shi” topash tenisi, me ngjyrën e zezë.
Në fakt, kjo ishte një protestë e tifozëve gjermanë, të cilët nuk janë dakord me ndeshjet e së hënës.
Federata gjermane e futbollit pati deklaruar në nëntor se është marrë një vendim për të mos lejuar më ndeshje për të hënën në darkë, por ekziston një marrëveshje me transmetuesin e Bundesligës, ku deri në vitin 2022, në çdo sezon do të përfshihen edhe 5 ndeshje ditën e hënë.
https://twitter.com/goal/status/1097641668524761089







