Ekaterina Trendafilova

Protesta e PSD-së kundër saj, reagon Ekaterina Trendafilova

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova, ka nisur takimin e saj me përfaqësues të shoqërisë civile.

Pak para takimit, Partia Socialdemokrate (PSD) protestoi duke hedhur flakadanë që krijuan tym të madh të zi pranë hotelit në Prishtinë, ku ajo po mbante takim me shoqërinë civile, transmeton lajmi.net.

Policia e Kosovës u pa duke i arrestuar disa prej anëtarëve të PSD-së, kurse lëndime morën edhe disa gazetarë.

Trendafilova e pyetur për këtë protestë, tha se PSD mund të vijë e të diskutojë në hotel në vend që të bëjë protesta.

“Do të doja që të gjithë të vinin e t’i shprehin pakënaqësitë këtu jo me tym e ngjarje si sot.” – ka thënë ajo.

Më tej, ajo ka thënë se nuk do të diskutojë asgjë për çështjet politike.

“Nuk është diskutim politik.” – ka thënë ajo.