Pasaporta

“Propozimi ynë po shqyrtohet”: KE njofton se kanë dorëzuar kërkesën për “heqjen e vizave” për serbët e Kosovës me pasaporta të Serbisë

Serbët e Kosovës me pasaporta të Serbisë nuk e kanë gëzuar të drejtën e lëvizjes së lirë pa viza në zonën Schengen pas 1 janarit të këtij viti, kur ky regjim u hoq për shtetasit kosovarë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vitin e kaluar deklaronte para mediave se “deri në fund të vitit (2023)” çështja e serbëve banorë të Kosovës me pasaporta të Serbisë do të zgjidhej.

Hiç më larg se sot Zëdhënësja e Komisionit Evropian për Punë të Brendshme, Anita Hiper, ka thënë për mediat serbe tha se kanë dërguar propozim në KE që serbët e Kosovës me pasaporta serbe të lejohen lëvizje të lirë në zonën Schengen dhe se një gjë e tillë “do të suplementojë hyrjen në fuqi të regjimit pa-viza për pasaportat e Kosovës”; dhe kjo pasi të miratohet nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Bashkimit Evropian.

Kjo do t’u mundësojë të gjithë qytetarëve të Ballkanit Perëndimor që të udhëtojnë në BE pa viza. Propozimi është dorëzuar dhe tani po shqyrtohet në Kuvend dhe Këshill“, tha Hiper për Tanjug dhe shtoi se propozimi tani po shqyrtohet nga ato dy institucione.

Komisioni Evropian mezi pret që ligjvënësit evropianë të miratojnë këtë propozim,” theksoi Hipper.

Një gjë e tillë është kundërshtuar ashpër nga krerët shtetërorë të Kosovës, ku sërish dje Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ia kumtoi ndërmjetësit sllovak për dialogun Kosovë-Serbi se shtyrja para e një vendimi të tillë për pasaportat që Kosova i konsideron të paligjshme “ndikon negativisht në procesin integrues (të serbëve të Kosovës në Kosovë) dhe dëmton rëndë dialogun”.