Propozimi për kryeministër, Hoti: Emri i Murat Jasharit është simbol i kësaj familjeje

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në ditën e tij të parë të punës në krye të Qeverisë, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Hoti ka komentuar edhe lidhur me propozimin e kryekuvendares, Vjosa Osmani, për një qeveri gjithëpërfshirëse me kryeministër Murat Jasharin.

“Ju kisha lut për mirëkuptim. Emri i tij [Jasharit], është simbol i kësaj familje dhe s’ka njeri në Kosovë që nuk e respekton, por kanë ndodhur disa procese tjera kushtetuese, kemi marrë detyrën dhe do të bashkëpunojmë me të gjithë, pa marrë parasysh dallimet politike që kemi”, është shprehur Hoti.