Kryetari i PDK-së

“Propaganda shumë vjeçare e Kurtit”- Krasniqi: Drafti i dytë i Asociacionit mund të jetë më i keq se drafti aktual

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, duke folur për aktualitetin politik në vend dhe periudhën në të cilën po kalon Kosova  ka thënë se nuk ka asgjë të re tash e një vit përveç situatës tensionuese në veri. Krasniqi ka thënë tutje se ende pushteti është duke u marrë me tema të njëjta duke i vënë nën hije temat jetike për vendin.

“Tash një vit kemi folur për draftin e parë të planit franko-gjerman, tash e kemi draftin e parë të Asociacionit. Drafti final i planit franko-gjerman ka qenë  më i keq se drafti i parë i planit franko-gjerman”, edhe drafti final i Asociacionit mund të jetë më i keq se drafti i parë”,  ka thënë Krasniqi. Në Politiko. Krasniqi ka thënë se draftin e Asociacionit e ka lexuar por jo në takim me Lajçakun.

“Edhe po të më ofrohej nuk do ta kisha lexuar sepse ky nuk është obligim i Lajçakut por i kryeministrit tonë. Ne po flasim për një vendim që mundet me ndryshu karakterin e shtetit tonë, andaj përgjegjësia për ta diskutuar draftin me akterët tjerë i takon kryeministrit”, ka thënë Krasniqi në Politiko.