Lëvizja Vetëvendosje, përmes Radiotelevizioni të Kosovës, i cili kontrollohet nga njerëzit e kësaj partie, ka përfshirë në edicionin e tij qendror të lajmeve raportimin për projektin e ri muzikor të këngëtares Adelina Ismaili, këngë që i bën fushatë Lëvizjes Vetëvendosje një ditë para balotazhit në zgjedhje lokale.
Në dritën e këtij zhvillimi, juristja e medias, Flutura Kusari, e quajti veprimin e Vetëvendosje keqpërdorim të pushtetit përmes kontrollit të RTK-së dhe përdorimit të tij për fushatë elektorale.
Kusari ka ngritur edhe shqetësime serioze për mënyrën si është realizuar materiali. Ajo ka theksuar se këngëtares i është dhënë qasje në hapësira të kufizuara në veri, ku gazetarët e pavarur nuk lejohen të afrohen.
Reagimi:
24 ore pas menyres skandaloze te raportimit per gjendjen buxhetore te RTK, VV godet me materialin tjeter propagandistik te nje niveli te ri.
VV-ja sonte, nje nate para zgjedhjeve lokale ne Mitrovice, ne buletinin propagandistik qendror ne RTK i ka jape hapesire nje kenge te Adelines per veri.
Kenga ka per qellim t’i tregoje puikut, permes pamjeve, te arriturat e VV-se ne veri.
Fillimisht eshte paralajmeru ne lajme, hej ne lajmeeeee… kur eshte hera e fundit qe nje kenge eshte promovu ne lajme? Dhe pastaj eshte transmetu kenga e plote. Paramendoni, kenge me pamje propagandistike politike transmetohet ne prime time.
Per te bere spotin politik propagandistik, Adelines i eshte japur qasje ne hapesire ku ata qe duhet te kene qasje, pra gazetaret, nuk lejohen as te afrohen. Kete e konfirmova me te pakten tre gazetare kredibile qe une iu besoj.
VV-ja eshte duke e keqperdore pushtetin qe e ka duke e perdore transmetuesin publik si vegel per me ia shperla trurin publikut.
Turp per VV-se dhe turp per menaxhmentin e RTK-se.
Nderkohe, kryeministri Kurti dhe VV vazhdon te tallet me familjet e 700 punetoreve te RTK-se duke i lene pa paga.







