Vjedhje

Pronari kosovar e lëshon me qera një veturë për 7 mars dhe që nga ajo ditë nuk e gjen më: Nëse e shihni, thirrni këtu

Që nga data 7 mars një veturë e tipit Volkswagen nuk po mund të gjendet nga pronari i saj, i cili e kishte lëshuar me qera dhe personi që e ka marrë më nuk e ka kthyer prapë tek ai.

Grupi ‘Marakli t’kerreve’ në Facebook, është një ndër grupet më të mëdha shqiptare në këtë rrjet social, ku shpesh aty anëtarët e grupit publikojnë shkelje të rregullave të komunikacionit, por edhe njoftojnë për vjedhje të veturave që ndodhin në vendin tonë.

Së fundi është lëshuar një njoftim tjetër në këtë grup, ku është bërë e ditur se nga 7 marsi nuk po mund të gjendet një Volkswagen.

”Marakli ky kerr është marrë rent (me qera) prej datës 7 mars dhe ende nuk e ka kthyer, personi nuk po lajmërohet as nuk dihet ku gjendet. Nëse ka mundësi kush e sheh le të lajmërohet në këta numra, 044 405 005 dhe 048 404 005”, thuhet në njoftim.

Më poshtë keni edhe postimin në ‘Marakli t’kerreve’.