Pronari i një kafiterie dënohet me 200 euro derisa ishte duke e pastruar lokalin pak minuta pas orës 22.00

Kanë mjaftuar pak minuta të kalohet nga ora 22.00 që inspektorët t’ia mësyjnë një kafiterie në Klinë.

Edhe pse pronari i saj ishte duke pasturar lokalin dhe kishte mbyllur punën inspektorët nuk treguan mëshirë.

Ai ka marr gjobë prej 200 eurosh pasi sipas inspektorëve kishte thyer masat antiCovid,.

Kështu të paktën thuhet në arsyetimin e inspektorëve në fletëpërmbajtjen e kundërvajtjes.
Por një gjë të tillë e mohon pronari i lokalit.

Ai ka thënë se Inspektorët kanë hyrë në lokalin e tij, derisa dritat ishin të fikura dhe vetëm po pastrohej ambienti.

Pronari i lokalit ka treguar gjithashtu se brenda kanë qenë dy persona të ulur, të cilët pavarësisht kërkesës së tij për të dalë jashtë, nuk kanë vepruar. Më poshtë gjeni gjobë e shqiptuar nga Insepktorati.

Image