Pronari i klubit të Arijanet Muriçit infektohet nga koronavirusi

Pronari i Nottinham Forestit – klubit ku luan portieri kosovar Arijanet Muriç – Evangelos Marinakis ka bërë të ditur se është infektuar nga koronavirusi, përmes një postimi të fundit në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Biznesmeni grek ka insistuar se ai është duke i ndjekur këshillat e mjekëve lidhur me vetë-izolim, pasi është prekur nga koronavirusi.

“Virusi i fundit më ka vizituar dhe unë ndihem i obliguar t’i tregoj publikut. Po ndihem mirë teksa po i marr të gjitha masat e nevojshme dhe po i respektoj udhëzimet e mjekëve”, ka shkruar në Instagram Marinakis.

“Unë i këshilloj fuqishëm të gjithë bashkëqytetarët e mi ta bëjnë të njëjtën gjë. U uroj të gjithëve rikuperim të shpejtë”.

Marinakis, i cili është pronar edhe në Olympiakos, kishte qenë në stadium për ndeshjen e fundit të Nottinghamit Forestit – në disfatën e së premtes kundër Milwall në Championship, nivelit të dytë të futbollit në Angli.

UEFA kishte bërë të ditur qysh më parë se përballja e 1/8 të finales së Ligës së Evropës mes Olympiakosit dhe Wolves do të zhvillohet këtë të enjte pa praninë e tifozëve në stadium