Pronari i “Don Caffe” në Pejë dënohet me 500 euro gjobë, kishte 3 tavolina me nga 7 persona

Për Valon Tiganin, pronar i “Don Caffe”, në Pejë, viti 2021 nuk ka nisur mbarë.

Gjatë ditës së djeshme, ai është dënuar nga inspektorati me një gjobë prej 500 euro.

Në dënimin e shqiptuar nga inspektorati, si arsye ceket mos krijimi i kushteve për mbajtje të distancës në lokalin e lartëpërmendur.

“Unë dënohem pse i pata 3 tavolina me nga 7 persona, të cilët ishin familjarë, nëpër mbledhje e tubime partiake pjesë e të cilëve janë edhe inspektora tubohen me dhjetra e qinda njerëz. Këtu vetëm drejtësi nuk po shoh”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Megjithatë pronari Tigani thotë se kjo nuk është hera e parë që zyrtarja e inspektoratit, Monika Curri gjobitë lokalin ku ai është edhe pronar.

“Kjo është e padrejtë, kjo inspektorja Monika Curri edhe para 3 javësh na ka dhënë denim për cigare. Ne të gjithë e dijmë se në të gjitha lokalet distanca është e njejtë, çdo kund ka mbledhi e tubime e vetëm mua më japin denim, është plotësisht e padrejtë”, ka thënë ai.