Pronarët e Manchester Cityt kanë blerë një pjesë të aksioneve të Sichuan Jiuniu FC, që militon në ligën e dytë të Kinës, ndërsa ky është klubi i tyre i shtatë i futbollit.

City Football Group bleu klubin së bashku me inteligjencën artificiale dhe kompaninë robotike humane UBTECH dhe China Sports Capital.

Ata tashmë janë pronarë të shumicës së New York FC dhe Melbourne City FC.

Investime të tjera përfshijnë Yokohama F Marinos në Japoni, Club Atletico Torque në Uruguaj dhe Girona në La Liga.

Bazuar në Provincën Sichuan në jug-perëndim të Kinës, Jiuniu luan në stadiumin futbolli Chengdu Longquanyi me 27,000 vende.

“Ne besojmë fuqimisht në të ardhmen e futbollit në Kinë”, tha shefi ekzekutiv i City Football Group, Ferran Soriano.

“Ne jemi duke bërë një angazhim afatgjatë dhe të qëndrueshëm për të rritur dhe zhvilluar Sichuan Jiuniu FC dhe për të ushqyer talentin e futbollit kinez”, shtoi ai më tej.