Prokuroria Themelore kërkon trajtim psikiatrik për personin që dyshohet se ia preu kokën babit të tij

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë trajtim të detyrueshëm psikiatrik për personin i cili dyshohet që ia ka prerë kokën me sëpatë babit të tij.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, paraburgim për persona me çrregullime mendore, kërkesë për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik për personin me inicialet M.R., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Fushë Kosovë, ku dyshohet se djali 40 vjeçar me inecilet M.R. ia ka prerë kokën me sëpatë babit të tij 72 vjeçar.

Ndërsa Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një mjetë i mprehtë është gjetur në vendin e ngjarjes.

Prokurori kujdestar i Departamentit për Krime të Rënda të kësaj prokurorie, ka lëshuar urdhëresë për obduksion. Ndërsa, për të dyshuarin ka paraqitur kërkesë për ekzaminim psikiatrik.

Po ashtu, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ju njofton se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit në fjalë.