Prokuroria: Sulmuesi që la të vdekur një person në Prishtinë, ende në arrati

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se sot, gjatë ditës ka vdekur personi me inicialet G.R., si pasojë e lëndimeve të rënda që i ka marr nga një përleshje te nënkalimi i rrugës “Bill Clinton” në Prishtinë.

Prokuroria e Prishtinës, njofton se deri më tani nuk dihen motivet e kësaj rrahje, si dhe sulmuesi ende është në arrati.

Po ashtu, Prokuroria ka siguruar të gjitha provat nga vendi i ngjarjes.

Trupi i personit të pajetë, është në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), dhe pritet të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për autopsi. /Ballkani.info/

loading…