Prokuroria Speciale shenjestron një rast të ri të krimeve të rënda – sekuestrohen rreth 1.55 milion euro

Prokuroria Speciale ka shenjestruar një rast të ri të krimeve të rënda të koduar “Zhuri”, ku janë të përfshirë gjashtë persona.

Prokuroria Speciale njofton se rasti është shenjestruar për veprat penale “Shpëlarje e parasë’’ nga neni 302 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dhe lidhur me nenin 56 të ligjit nr. 05/L- 096, Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, si dhe ‘’Mashtrimi kompjuterik, i kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal’’.

Po ashtu, nga ky rast janë sekuestruar para në vlerë prej 1,546,753.93 euro.