Prokuroria Speciale ngreh aktakuzë kundër tre personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamentin Special, kundër të pandehurve me iniciale P.L, N.SH dhe E.B.

Kështu ka bërë të ditur përmes një komunikate për medie Prokuroria Speciale.

“Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër të pandehurve të lartcekur është ngritur për shkak të dyshimit se të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, Prokuroria nuk ka bërë të ditur detaje në lidhje me rastin.