Prokuroria Speciale kundërshton garancinë e Policisë së Kosovës, përdorë si arsye edhe një fotografi të Thaçit me ish-drejtorin

Gjykata Speciale ka refuzon garancinë e Policisë së Kosovë për lirimin me kusht ndaj presidentit Hashim Thaçit, i cili po mbahet në Hagë.

Një nga arsyet që Specialja përdorë në këtë refuzim lidhet ndërhyrja në procesin gjyqësor në Kosovë, ku u shfaqën edhe akuza se Agjencia Kosovare e Inteligjencës kishte dy agjentë të paraqitur si dëshmitarë për të dhënë dëshmi të fabrikuara.

Nga Specialja radhitin edhe lidhjet e kundërshtarëve politikë të ish-presidentit Hashim Thaçi me organizatat terroriste, sjellja e liderëve të shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, përfshirë deklaratat e Faton Klinakut këtë verë dhe krimet e supozuara se janë bërë e goditur mes Gucati dhe Haradinaj, të gjitha këto tregojnë qartë se kjo klimë vazhdon.

E një tjetër arsye lidhet sa i përketë lirimit të Thaçit edhe me pasigurinë dhe frikën e dëshmitarëve të rastit.

“Dëshmitarët nuk kanë nevojë të lëndohen fizikisht për t’u frikësuar; edhe perspektiva e lirimit të të akuzuarve në Kosovë krijon frikë dhe pasiguri te dëshmitarët në këtë rast”, thuhet në dokumete e Gjykatës Speciale.

Një nga arsyet e përdora nga Specialja është edhe një fotografi të Thaçit me ish-drejtorin e Policisë së Kosovë, Rashit Qalaj, shkruan Insajderin.