Prokuroria Speciale, ka publikuar pamje nga arrestimit i të dyshuarit të fundit për krime lufte.

Në njoftimtheksohet se të dyshuarit, Gjykata Themelore në Prishtinë, ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.

‘’Pamje nga arrestimi i të dyshuarit të fundit për krime lufte, J.R., të cilit Gjykata Themelore në Prishtinë, më 3 gusht i caktoi masën e paraburgimit prej një muaji.

I pranishëm në aksion ishte edhe vetë kryrprokurori i Speciales, Blerim Isufaj.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës mbesin të përkushtuara në hetimin e rasteve të krimeve të luftës dhe në sjelljen para drejtësisë të të gjithë të dyshuarëve.’’, thuhet në njoftim.