Prokuroria nis hetimet për shpërthimin e djeshëm të bombolës së gazit në Ferizaj ku mbetën të lënduar 44 persona

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ka filluar hetimet në lidhje me rastin e shpërthimit që ka ndodhur dje në restaurantin “Steak House” në Ferizaj,  ku si pasojë  e tij mbetën të lënduar dyzetekatër (44) persona.

Tutje siç theksohet në komunikatë “Dyshimet e para lidhur me këtë rast janë që ka shpërthyer një bombolë gazi dhe ky rast është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Ndërsa është bërë e ditur se prokuroria në bashkëpunim me policinë janë duke mbledhur informatat e e nevojshme me qëllim të zbardhjes së këtij rasti dhe rrethanave që kanë quar deri në ngjarjen tragjike.