Prokuroria në Ferizaj fillon hetimet lidhur me rastin e zgjedhjeve lokale për kryetar komune në Han të Elezit

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se pas marrjes së informatave se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP),ka anuluar procesin e votimeve të datës 17 Tetor 2021 për kryetar komune në Han të Elezit, ka autorizuar Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj, që të ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore në lidhje me rastin në fjalë, nën dyshimin për veprat penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”  nga neni 210 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” nga neni 212 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës të KPRK-së (KPRK). 

PZAP dje anuloi votimin në Han të Elezit, duke e çuar këtë komunë në rivotim.