Prokuroria kërkon arrestimin e ish-kreut të burgjeve të Rusisë për skandalin e dhunës ndaj të burgosurve

Në rajonin e Saratovit, ish-kreu i Shërbimit Federal të Burgjeve dhe kreu i Shërbimit të Sigurisë së Spitaleve janë arrestuar në rastin e dhunës seksuale ndaj të dënuarve.

Prokurori iu drejtua Gjykatës së Qarkut Volzhsky të Rusisë me një kërkesë për të arrestuar ish-shefin e Shërbimit të Burgjeve, Pavel Gatsenko dhe kreun e Shërbimit të Sigurisë së Spitalit, Sergei Maltsev, pasi po akuzohen në për dhunën çnjerëzore që iu është bëtë të burgosurve në Rusi.

Të dy akuzohen për dhunë seksuale ndaj të dënuarve të kryer nga një grup i organizuar.

Ndalimi i Gatsenkos, duke cituar një burim, u raportua sot nga projekti i të drejtave të njeriut Gulagu.net. Fakti që Komisioni Hetimor po bën kërkesë enkas për arrestimin e tij u shpjegua aty me faktin se ish-shefi i burgjeve kishte “shkatërruar provat e çështjes dhe penguar drejtësinë”.

Në mes të tetorit, faqja Gulagu.net postoi një video nga burgu i quajtur OTB-1 që tregon torturat e të burgosurve. Të dhënat iu dorëzuan mbrojtësve të të drejtave të njeriut nga ish-programuesi i burgosur Sergei Savelyev, i cili po vuante një dënim në rajonin e Saratovit. Pas lirimit me kusht, ai ka arritur të nxjerrë videoarkivën jashtë institucionit korrektues.

Pas publikimit të videos me torturimin e të burgosurve, kreu i departamentit të shtetit për burgjet, Aleksey Fedotov, dha dorëheqjen. Në total janë shkarkuar 18 punonjës të drejtorisë rajonale të shërbimit.

Rusia është vendi që ende nuk ka bërë përparim në trajtimin me dinjitet të të burgosurëve. Edhe Amnesty International ka kërkuar nga Rusia që t’i përmirësoj kushtet nëpër burgjet ruse dhe njëkohësisht të mos torturohen të burgosurit.

Burgjet janë shpesh temë e skandaleve, përkundër që Putini shumë media të pavarura i ka detyruar të mbyllen me ligje kontradiktore. Shpesh nuk raportohen në media skandalet e Putinit.