Prokuroria jep detaje për arrestimin e një personi në veri, kërkon që mos të fotografohet vota

Prokurori i Shtetit është në përcjellje të të gjithë procesit zgjedhor. Deri më tani nga prokuroria njoftojnë se kanë pranuar informata të shumta por, pas verifikimit të të gjitha këtyre informatave, thonë se kanë ardhur në përfundim se është vetëm një rast në Mitrovicën e veriut, për të cilën prokuroria ka lëshuar vendim ndalimi për 48 orë.

“Shfrytëzojmë rastin ta informojmë opinionin publik se, të gjithë personat që fotografojnë votën do të ndalohen me qëllim të verifikimit nëse kemi të bëjmë me veprën penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit””, paralajmërojnë nga Prokuroria.

“Andaj, për çdo informacion tjetër që i pranojmë nga mediat dhe institucionet tjera, jemi duke i verifikuar dhe deri më tani nuk ka indice për ndonjë vepër penale eventuale lidhur me zgjedhjet”, thuhet tutje në njoftim.

loading…