Prokuroria: Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me mbrojtjen brenda kufijve të arsyes në rastin Gucati e Haradinaj

Prokurori i ZPS-së, ka thënë se mbrojtja ka ngritur çështjen se dokumentet që janë dorëzuar, janë të kufizuara

Ai ka thënë se materialet që kanë mbetur pa u dorëzuar deri tani janë të kufizuara.

“Zyra e ZPS nuk ka detyrim që të jap njoftim të hollësishëm për materialet që nuk janë relevante për mbrojtjen, prandaj mendoj se ne si dy palë kemi pikëpamje të ndryshme”, u shpreh Prokuroi.

Prokurori theksoi se do të shikojnë se kur do t’i dorëzojmë këto materiale.

“Ne mendojmë që kemi plotësuar kërkesat dhe detyrimet tona sipas ligjit. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë brenda kufijve të arsyes”, u shpreh Prokurori.