Prokurori Maloku: Aksioni në Karaçevë është rezultat i punës një vjeçare, nuk ka lidhje me askënd

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku ka thënë se aksioni i mbrëmshëm është rezultat i punës 1 vjeçare dhe nuk ka lidhje me askënd.

Në këtë aksion deri më tani janë arrestuar 35 të dyshuar prej tyre 12 zyrtarë policor, kontrabandistë e pronarë të kazinove.

“Prokuroria Themelore në Gjilan pas një hetimi të gjatë, gati 1 vjeçar është realizuar aksioni në këtë pjesë të Kosovës, konkretisht në fshatin Karaçevë komuna së Kamenicës, si dhe të rajonin e Prishtinës dhe rajone të tjera”, ka thënë prokurori para mediave.

Ndërsa, major në Policinë e Kosovës, Zejnullah Surdullu tha se operacioni ka pas për qëllim luftimin e veprave penale komtrabandimin me mallra, trafikim me njerëz, ofrimi i lokaleve për prostitucion

“Zona e Karaçevës është ushtruar urdhër kontroll në 12 lokacione të cilat kanë qenë objekte të kazinosë, janë arrestuar 7 persona të cilët kanë rezultuar të jenë klient të tyre, si dhe janë konsiskuar 120 aparate, 6 shtëpiza kompjuteri etj. Të gjitha objektet që janë gjetur në këtë zonë janë të rrënuara për shkak se kanë qenë hapësira që janë shfrytëzuar për veprimtari kriminale. Në zonën e Prishtinës janë zhvilluar bastisje dhe si rezultat janë konfiskuar materiale.. 25 aparate dhe mjete monetare që arrijnë shifrën 3950 euro. Në mesin e ndaluar kemi 3 persona në këtë zonë”, theksoi ai.

Në këtë aksion janë arrestuar 8 zyrtarë policorë shqiptar, 3 serbë dhe sot është arrestuar zyrtari i fundit që ka qenë në listë.