Prokurori italian: Mafia e të ardhmes do drejtohet nga shqiptarët! Janë aq të fuqishëm sa i janë imponuar sistemit

Prokurori i përgjithshëm i Catanzarro-s në Itali Nicola Gratteri, është i mendimit se e ardhmja e mafias në Evropë do të dominohet nga grupe kriminale shqiptare.

Deklaratën, kryeprokurori e ka bërë gjatë një intervistë për median zviceriane.

“Unë parashikoj që në Konfederatën e Mafies, ashtu si në të gjithë Europën, mafia e së ardhmes do të jetë ajo shqiptare. Në Shqipëri ka një korrupsion të fortë, grupet kriminale janë aq të fuqishme se me paratë e mbledhura i janë imponuar sistemit të drejtësisë dhe gjithashtu mbarë tregut europian të kokainës.”- tha prokurori.

Sipas prokurorit, grupet shqiptare kanë zënë një prani të fortë në Evropë dhe se po bashkëveprojnë me Ndragheta-n në Amerikën e Jugut.

Qëndrimi i prokurorit të përgjithshëm të Catanzaro-s, vjen pak ditë pas njoftimeve për zgjerimin e parcelave të mbjella me kanabis në Shqipëri dhe riaktivizimin e grupeve kriminale për trafikun e tyre.

loading…