Prokurori i Shtetit kërkon nga prokuroritë themelore nisjen e hetimeve për kurdisjen e ndeshjeve

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se është duke përcjellë të gjitha deklaratat e bëra publike, lidhur me kurdisjet e ndeshjeve futbollistike, si dhe ka kërkuar nga prokuroritë themelore që të fillohen hetimet për verifikimin e këtyre shkrimeve dhe paraqitjeve në media se ka kurdisje të ndeshjeve, shkruan Ballkani.info.

Në anën tjetër, Federata e Futbollit e Kosovës ka reaguar ndaj presidentëve të Feronikelit, Ballkanit dhe Llapit, të cilët janë çuar në këmbë kundër gjyqtarëve dhe vet Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Naser Ramaj i Feronikelit, Arsim Kabashi i Ballkanit dhe Beqir Batatina i Llapit, janë ankuar se investimet e mëdha të tyre po qiten poshtë nga referimi skandaloz dhe tendencioz, duke e fajësuar edhe FFK-në.

Ata u kanë bërë thirrje edhe klubeve tjera elitare që t’u bashkohen në iniciativën për ta menaxhuar vet IPKO Superligën, pa përzierje të shtëpisë së futbollit.

Ramaj ka shkuar aq larg sa që ka deklaruar se në Kosovë referët po i shesin ndeshjet me çmime prej 3 mijë deri në 5 mijë euro. /Ballkani.info/

loading…