Prokurorët turq kërkojnë 12 vjet e gjysmë burg për Arda Turanin

Prokurorët turq e kanë paditur mesfushorin e Barcelonës, Arda Turan, pas një përleshjeje me një këngëtar. Ata kanë kërkuar që futbollisti të dënohet me 12 vite e gjysmë burg.

Prokurorët e kanë akuzuar Turanin, i cili është i huazuar nga Barcelona në Istanbul Basaksehir, me akuza për ngacmim seksual, posedim të armëve pa leje dhe për shkaktim të lëndimeve, pas një përleshjeje me këngëtarin Berkay Sahin, transmeton Gazeta Express.

Sahini, i cili njihet në Turqi me emrin Berkay, gjithashtu është paditur, por ky me dy vite burg.

Sipas raporteve nga mediat lokale, grindja ndodhi pasi Turani iu afrua gruas së këngëtarit. Më pas, Berkay u ballafaqua ballë për ballë me Ardan, dhe pastaj filluan përleshjen. Lojtari turk menjëherë ia theu hundën, dhe pas kësaj këngëtari u dërgua në spital ku edhe u operua.

Mirëpo, konflikti nuk përfundoi aty, pasi Arda shkoi në spital dhe i kërkoi gruas së këngëtarit që ta qëllojë atë me armë.