“Prokuror, dorëzohu”, Zana Avdiu: Çka i bie kjo? Paralajmërim për prokurorin për ndonjë gjë?

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë seancës së sot gjyqësore ku ajo bashkë me disa deputetë tjerë akuzohen se më 19 shkurt 2016 ka hedhur gaz lotsjellës në Kuvend, Haxhiu i ka kërkuar prokurorit të rasti të tërhiqet nga aktakuza.

Pas kësaj ka reaguar, analistja Zana Avdiu, e cila ka pyetur se mos është paralajmërim për prokurorin për ndonjë gjë?

“Ministrja e Drejtësisë i thotë prokurorit “dorëzohu s’është vonë”. Çka i bie kjo? Paralajmërim për prokurorin për ndonjë gjë?” – ka shkruar Avdiu në Facebook.