Projektligji për Rimëkëmbje miratohet në Komisionin për Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim ka miratuar Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike me katër amendamente të Komisionit funksional për Buxhet dhe Transfere.

Ky Projektligj u miratua me 7 votë për dhe 2 kundër, raporton EO.

Kundër votuan anëtarët e Komisionit nga Vetëvendosje dhe Nisma.