Kryetari i Drenasit

Profilet e rrejshme që u përdorën në fushatë, Lladrovci: Dua ta di ideatorët a i kanë kërkuar falje Azem Sylës

Thënë se dëshiron të di nëse janë zbuluar ideatorëve e profileve të rrejshme që janë përdorur gjatë fushatës. Kështu ai tha se dëshiron të di se ideatorët a i kanë kërkuar falje Azem Sylës për shpifje.

Ai tha se këto ofendime zakonisht bëhen nga profile false të sponsorizuara.

“Ky “subjekt” së bashku me sponsorizuesit dhe ideatorët, duhet ta kuptojnë se Partia Demokratike e Kosovës, në veçanti dega në Drenas, do të kërkojë llogari për këta persona që thirreshin në emër të PDK-së e në të njëjtën kohë fyenin e ofendonin të gjitha figurat e veçmas vajzat e gratë e PDK-së, në mënyrat më të ulta të mundshme”, ka shkruar ai.

Më tutje Lladrovci tha se nga ky i dënuar nuk është respektuar kërkim falja në gjykatë.

“Këta që po ju duket vetja “faktor”, duhet ta kuptojnë një gjë, ne prapë do të shihemi në gjykatë, por këtë herë për shpifjet që janë bërë nga ai profil, por që kërkimfalja në këtë proces nuk do të vlejë. Në të njëjtën kohë, duhet të mendojnë se kush do të financojë pagesat e dënimeve, pasi që me shumë gjasë një numër i madh i padive do të dorëzohen nga të gjithë ata të cilët u fyen e u bënë shpifje për ta”, tha tutje ai.

Postimi i plotë:

Të marrësh përgjegjësi edhe për ideatorët, të pranosh se ke gabur, të kërkosh falje për veprimet e tilla të kundërligjshme, pastaj të vazhdosh të krenohesh me këto veprime në rrjetet sociale, kur dihen ofendimet dhe shpifjet që janë përdorur ndaj të gjithë atyre që nuk kanë menduar si “subjekti” juaj politik, është më shumë se e ulët.

Është shumë e rëndësishme të dëgjoje që ideatorët dhe sponsorizuesit e këtyre profileve fallso a i kanë kërkuar falje ish Komandantit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Sylës për ofendimet e bëra, veçmas ata që kanë përfituar duke u thirrë dhe duke e keqpërdorur emrin e tij.

Ky “subjekt” së bashku me sponsorizuesit dhe ideatorët, duhet ta kuptojnë se Partia Demokratike e Kosovës, në veçanti dega në Drenas, do të kërkojë llogari për këta persona që thirreshin në emër të PDK-së e në të njëjtën kohë fyenin e ofendonin të gjitha figurat e veçmas vajzat e gratë e PDK-së, në mënyrat më të ulta të mundshme.

Këta që po ju duket vetja “faktor”, duhet ta kuptojnë një gjë, ne prapë do të shihemi në gjykatë, por këtë herë për shpifjet që janë bërë nga ai profil, por që kërkimfalja në këtë proces nuk do të vlejë. Në të njëjtën kohë, duhet të mendojnë se kush do të financojë pagesat e dënimeve, pasi që me shumë gjasë një numër i madh i padive do të dorëzohen nga të gjithë ata të cilët u fyen e u bënë shpifje për ta.

Tashmë qytetari e kuptoi se kush pretendonte të qeveriste me ta, pra, persona që nuk guxojnë të dalin përball e të ballafaqohen me fakte por përdorin profile fiktive, të cilët traditë e specialitet e kanë shpifjen.

LEXONI EDHE: