Profesori Krasniqi: Kosovës marrëveshja me Serbinë nuk i ndihmon asgjë

Profesori i gazetarisë në Universiteitn e Prishtinës, Milazim Krasniqi ka shkruar mbi “finalen e dialogut”,  mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një postim në Facebook Krasniqi thotë se Serbisë i ngutet marrëveshja për Kosovës për antarsim në Bashkimin Europian(BE), përderisa Kosova nuk përfiton asgjë, pasiqë nuk garantohet largimi i vetos nga Rusia dhe Kina për pranimin e Kosovës në OKB, raporton Ballkani.info.

Postimi i plotë i Krasniqit

Serbisë i ngutet që ta arrijë një “marrëveshje obligative” me Kosovën, për t’u anëtarësuar në BE. Kosovës ajo marrëveshje nuk i ndihmon bash kurrgjë, sepse nuk e obligon me asgjë Rusinë e Kinën në Këshillin e Sigurimit për të hequr veton ndaj Kosovës. Ajo marrëveshje nuk i obligon fare as pesë shtetet e BE-së për ta njohur Kosovën. Nuk e obligon as OSBE-në, as NATO-n. Pra, Kosova mbetet e bllokuar njësoj si tash. Vetëm Serbia përfiton nga ngutia. Nëse nuk ka marrëveshje, Serbia bllokohet në rrugën e anëtarësimit, hyn në krizë të brendshme. Vetëm në atë rast detyrohet të ndryshojë qëndrim ndaj Kosovës. Prandaj, Kosova nuk ka pse i bën argatin armikut të vet, në dëm të vetin. A thua as këtë gjë të thjeshtë nuk po e kuptojnë disa njerëz në Kosovë?